Mendo Politikisht është një nismë e dy organizatave kryesore Pro LGBT dhe Aleanca LGBT, që synon të inkurajojë komunitetin LGBTI të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2017, i pajisur me informacion të detajuar mbi qëndrimet që partitë politike kanë mbi çështjet e këtij komuniteti.
Projekti financohet nga ILGA Europe dhe është vazhdim i së njëjtës nismë të filluar që në zgjedhjet e vitit 2013. Në kuadër të këtij projekti idetë, mendimet, sugjerimet dhe opinionet e komunitetit LGBTI do të identifikohen përmes organizimit të seksioneve “Focus Group”.
Gjithashtu faqja Historia Ime është shndërruar në një platformë interaktive ku do të analizohen programet e partive politike, premtimet e mbajtura ose të pa mbajtura të tyre që nga viti 2013. Kjo platformë shërben që vetë komuniteti LGBTI të shprehë qëndrimin e vet duke marrë pjesë në debat përmes komenteve, shpërndarjes së linqeve, pjesëmarrjes në sondazhe online etj.