Në kuadër të nismës “Mendo Politikisht” janë krijuar dhe shpërndarë disa sondazhe për votuesit e komunitetit LGBTI. Sondazhi më poshtë nuk synon të paraqesë preferencat partiake të komunitetit, por qëndrimet e tij për çështje të ndryshme politike si: E drejta e votës, aksesi i barabartë në shëndetësi, diskriminimi në ambientet e punës dhe shkollës, dhuna në familje etj.

Nga rezultatet vihen re disa gjetje kryesore:

Vetëm 14% e të anketuarve janë shprehur se nuk do të votojnë në zgjedhjet e 25 qershorit. 69 % janë të sigurt se do të votojnë shifër kjo më e lartë krahasuar me votën e përgjithshme të popullsisë, që në zgjedhjet e kaluara ka qenë rreth 53%. Ndërsa 17% i mbetur është shprehur se nuk e ka vendosur ende nëse do të votojë.

Në një masë të madhe (75%), të anketuarit janë përgjigjur se vota e tyre ndikohet nga programet e partive politike ndërsa vetëm 11% shprehen se vota e tyre ndikohet nga premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale.

Të anketuarve u është kërkuar të zgjedhin mes 5 çështjeve, ato që mendojnë se janë më të rëndësishme për komunitetin LGBTI. I pari renditet ndalimi i diskriminimit në punë dhe sistemim arsimor me 80%, duke vazhduar më tej me ndalimin e dhunës në familje 62%. Ndryshe nga sa paraqitet në media, e drejta për të krijuar familje është në vendin e tretë me 50% e ndjekur nga e drejta për akses të barabartë në shëndetësi 47%.

1. Ndalimi i diskriminimit në ambientet e punës dhe sistemin arsimor për shkak të orientimit seksual apo    identitetit gjinor 80%
2. Masa parandaluese për dhunën në familje ndaj komunitetit LGBTI 62%
3. E drejta për akses të barabartë në shëndetësi, veçanërisht për komunitetin transgjinor 47%
4. E drejta për të krijuar një familje 50%
5. Tjetër (Punësimi, të gjitha janë të rëndësishme, e drejta për pronën, barazi)

  1. Po 91%
  2.  Jo 2%
  3. Tjetër 7% ( jo domosdoshmërisht, mbështetja për lgbt nuk përbën garanci, varet sa të korruptuar janë)

 

  1. Jo 93%
  2. Votoj për arsye të tjera 7%

*Ky publikim është bërë nën mbështetjen e ILGA-Europe në kuadër të programit “Krijimi i Mundësive”. Opinionet e shprehura në këtë dokument nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet zyrtare të Ilga-Europe