Pas publikimit të deklaratave homofobike të politikanëve në faqen “Mendo Politikisht”, ka ardhur reagimi i njërës prej tyre. Gjatë një takimi në Tiranë, deputetja e PDIU Mesila Doda ka thënë se nuk e do votën e komunitetit LGBTI:

 “Sot komuniteti LGBTI më shpalli zyrtarisht armike dhe se nuk do kisha asnjë votë, i falenderoj për sinqeritetin dhe u them nuk e dua votën tuaj, por kërkoj votën e kujtdo që mendon se familja tradiconale është e para.” – deklaroi Mesila Doda gjatë një takimi që PDIU zhvilloi në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Pas publikimit të kësaj deklarate ka ardhur reagimi i aktivistëve për të drejtat e komunitetit LGBTI, Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj përmes rrjetit social “Facebook”.

Mesila paska thene se nuk e do voten e LGBT. Dmth eshte nje njeri qe nuk i do qytetaret. Kush nuk i do qytetaret nuk…

Posted by Kristi Pinderi on Tuesday, June 13, 2017

Mesila paska thene se nuk e do voten e LGBT. Dmth eshte nje njeri qe nuk i do qytetaret. Kush nuk i do qytetaret nuk…

Posted by Xheni Karaj on Tuesday, June 13, 2017

*Ky publikim është bërë nën mbështetjen e ILGA-Europe në kuadër të programit “Krijimi i Mundësive”. Opinionet e shprehura në këtë dokument nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet zyrtare të Ilga-Europe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *