Ka një tendencë në rritje në Evropë e përtej për mbështetjen e martesave gej, gjithsesi, për legalizimin e tyre kërkohen mbështetje ligjore specifike. Shteti i parë që ka legalizuar bashkëjetesat civile ka qenë Danimarka në vitin 1989, kurse Holanda ka qenë e para që ka miratuar martesat gej në vitin 2001. Sot numërohen rreth 47 shtete në botë, 27 prej të cilave janë pjesë e Këshillit të Evropës, të cilat ofrojnë forma ligjore të njohjes së martesave brenda së njëjtit seks.

Në 2015, turma njerëzish të entuziazmuara valëvitën flamujt simbolikë  shumëngjyrësh për të festuar pranë kështjellës së Dublinit në Irlandë fitoren historike për votën pro për martesat gej. Ndëra më parë, në vitin 2013 demonstrata dhe kundër-demonstrata çuan në polarizimin e shoqërisë franceze gjatë debateve parlamentare mbi martesat gej.

Kundërshtitë më të forta kristalizohen rreth nocionit të martesës, por argumente të tjera kundër e kanë origjinën tek homofobia dhe diskriminimi kundër geive dhe lezbikeve. Disa prej shteteve anëtare të Këshillit të Evropës ende dhe sot nuk ofrojnë ndonjë formë ligjore dhe legale për mbështetjen e këtyre martesave, duke sjellë pasoja negative për çiftet LGBT që jetojnë në këto shtete.

Të ofruarit mbështetje ligjore për këto martesa rrjedh nga principi bazik që është ai i barazisë përpara ligjit. Martesa civile, bashkim civil ose bashkëjetesa midis dy personave e regjistruar zyrtarisht janë përfitimet, të drejtat dhe detyrat që shteti i ofron një çifti.

Njohja ligjore e çifteve gej në Evropë

Lëvizja pro njohjes dhe mbështetjes ligjore të çifteve gej, ka marr një hov zhvillimi në Evropë përgjatë dy dekadave të fundit. Fillesa e kësaj lëvizjeje erdhi nga poshtë-lart, pra nga njerëzit e thjeshtë dhe jo e sforcuar apo imponuar nga lart prej organizatave dhe gjykatave. Shumë shtete kanë adaptuar legjislacione ndërkombëtare nëpërmjet votave parlamentare ose votës popullore.

Në këtë moment që flasim, 27 prej 47 shteteve anëtare të Këshillit Evropian ofrojnë disa forma ligjore për njohjen e çifteve gej. Madje 13 prej këtyre shteteve kanë miratuar ligje pro martesave te së njëjtës gjini. Sondazhet tregojnë se opinioni publik në shumë shtete te Evropës është gjithnjë e më shumë në favor të njohjes së këtyre çifteve – madje më shumë se përshtypja që kanë politikanët për mendimin e opinionit publik ndaj kësaj kauze.

Mirëpo ka pasur dhe reagime kundërshtuese ndaj këtij trendi. Në dhjetor të 2015 referendumi rreth martesave të së njëjtës gjini dështoi në Slloveni. Shumë shtete të Evropës reaguan pas këtij referendumi duke amenduar kushtetutat e tyre përkatëse duke specifikuar se martesa është ekskluzivisht bashkimi mes një gruaje dhe një burri. Edhe pse disa shtete ndoqën këtë rrugë, si Kroacia dhe Hungaria, ato vazhdojnë të ofrojnë mundësinë e regjistrimit të bashkëjetesave civile.

Burimi: Council of Europe

*Ky publikim është bërë nën mbështetjen e ILGA-Europe në kuadër të programit “Krijimi i Mundësive”. Opinionet e shprehura në këtë dokument nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet zyrtare të Ilga-Europe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *